BRITANI E MADHE – Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka zgjedhur një mënyrë tërheqëse e për të uruar festën e Pashkëve. Ajo ka publikuar disa fotografi mjaft ‘të nxehta’ në rrjetet sociale, ku shfaqet provokuese, me veshët e lepurushit dhe e veshur me mbathje.

Të shumtë kanë qenë fansat të cilët i kanë tërhequr vëmendjen bukuroshes nga Kosova pasi kjo lloj veshje nuk duket aspak e përshtatshme për këto lloj festash fetare.
“Kjo është ndjesi shpirtërore nuk ngatërrohet me dëshirën për përfitime monetare duke u shfaqur në poza si për PlayBoy”- ishte një ndër komentet.

“Ky nuk është urim për Pashkët” shkruan një tjetër komentues.



