Basel i Taulant Xhakës po luan n jë sfidë tepër të rëndësishme në transfertë për fatet e kampionatit zviceran. Përballë Young Boys, duhet me patjetër fitorja, në të kundërt Basel lan duart me titullin.
Momentalisht rezultati është 2-2, por goli i Basel në fundin e pjesës së parë që solli barazimin e përkohshëm 1-1 u realizua nga Taulanti. Ai nuk ishte një gol dosido, por një ‘perlë’ nga 30 metra, me shqiptarin që hoqi merimangat e portës dhe la të shtangur portierin.
17:50- Ndeshja mes Young Boys ka përfunduar me shifrat 2-2, me skuadrat që kanë ndarë nga 1 pikë.
(e.k/BalkanWeb)