KURBIN- Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e momentit të arrestimit të një 22-vjeçari nga Laçi, të cilit iu gjetën në makinë 130 gramë lëndë narkotike, e llojit kokainë.
Gjatë kontrollit të policisë në automjetin tip “Land Rover”, në kuadër të operacionit “Parkimi”, të riut i është gjetur e fshehur lënda narkotike. Nga pamjet e publikuara duket se droga ishte fshehur në një qese plastike.
Pas kësaj, në pamje duket sesi policia ka shtrirë përtokë 22-vjeçarin Jurgen Sokoli, banues në Laç, duke i vënë prangat.
Materialet në ngarkim të tij u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor për veprime të mëtejshme penale.
(BalkanWeb)
