SHBA-Ish-guvernatori i Marylandit, Martin O’Malley, njoftoi sot hyrjen në garën e kandidatëve demokratë për zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit të ardhshëm.
O’Malley, 52 vjeç, hyn në garë kundër Hillary Rodham Clintonit, ish-zonjë e parë, senatore dhe ish-sekretare e Shtetit si edhe kundër më pak të njohurit, senatorit të pavarur Bernie Sanders.
O’Malley filloi karrierën politike në moshën 28-vjeçare në këshillin e bashkisë së Baltimorës.
Pas dy mandateve si kryetar i bashkisë së qytetit më të madh të Marylandit, ai u zgjodh guvernator.
(d.d/BalkanWeb)
