Ish- i dashuri i Rita Orës, Calvin Harris është zyrtarisht DJ-i më i pasur në botë pasi ka zhvendosur nga froni Tieston.
Forbes ka publikuar listën e DJ-ve më të paguar në botë në vitin e kaluar dhe ish-i dashuri i Rita Orës e ka kaluar Tieston për nga fitimet duke grumbulluar 66 milionë dollarë në vitin e kaluar, derisa Tiesto ka përfituar 38 milionë dollarë.
Harris aktualisht ka pasuri prej 110 milionë dollarësh nga 70 milionë sa kishte në vitin e kaluar, ndërsa Tiesto nga 90 milionë tani ka 105 milionë dollarë, sipas CNW.
Duket qartë që Harris po sundon muzikën elektronike me hitet që po prodhon vazhdimisht.
Këta janë 10 DJ më të pasur në botë:
Calvin Harris – 110 milionë dollarë
Tiesto – 105 milionë dollarë
Avicii – 75 milionë dollarë
Guy-Manuel de Homem-Christo – 70 milionë dollarë
Thomas Bangalter – 70 milionë dollarë
Paul Oakenfold – 65 milionë dollarë
David Guetta – 60 milionë dollarë
Paul van Dyk – 60 milionë dollarë
Armin Van Buuren – 55 milionë dollarë
Steve Aoki – 55 milionë dollarë
(d.d/BalkanWeb)
