TURQI-Mes datave 31 maj – 10 qershor, forcat speciale të Azerbajxhanit, Gjeorgjisë dhe Turqisë do të zhvillojnë një stërvitje ushtarake të përbashkët në mikpritjen turke.

Synimi i stërvitjes “Shqiponja e Kaukazit” është përforcimi i miqësisë, bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet forcave speciale të Turqisë, Azerbajxhanit dhe Gjeorgjisë, raporton Trt.

Manovrat ushtarake do të realizohen me pjesëmarrjen e një njësie të forcave speciale, dy helikopterëve dhe një avioni transporti nga Turqia, si dhe të trupave speciale të Gjeorgjisë e Azerbajxhanit.

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb