Debati për tarifën e Rrugës së Kombit dhe protestat për lirimin e të arrestuarve pas ngjarjeve të dhunshme në Kukës, kanë qenë kryefjala e diskutimit të kësaj jave.

Megjithatë 7 ditët që lamë pas janë shoqëruar edhe me momente pikante. Rubrika humoristike e emisionit “Kjo Javë” në News24 ka pikasur disa prej tyre.

Nuk kanë munguar të qeshurat dhe batutat në seancën parlamentare të së enjtes. Në videon humoristike duken ministrat e qeverisë Rama duke qeshur, shkruan BalkanWeb.

 

Në një moment teksa flet me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, kryeministri Rama me sytë nga telefoni i tij thotë: “Varja”. Po ashtu nuk reshtin së qeshuri edhe ministri Amhetaj dhe ministrja Xhaçka.

Një tjetër moment është kur deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i drejtohet gazetarëve: “Nuk është nevoja të më bëni pyetje, flas vetë unë”.

Po ashtu moment pikant është kur deputeti Tom Doshi ngatërron dhomën e Komisionit ku duhet të futet në Kryesinë e Kuvendit.

Edhe deputeti socialist Erjon Braçe shprehet me nota revolta para parlamentit: “E kanë tepruar që te dy, për Zotin, e kanë tepruar”.

 (e.f/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: