Hapoel Tel-Aviv do të jetë destinacioni i ri i Hamdi Salihit, dhe jo Hapoel Haifa. Lajmin e bëri të ditur gazeta më e rëndësishme në Izrael, “Yehidot Aharonot”. Sipas saj, drejtuesit e klubit izraelit dhe sulmuesi shkodran janë takuar në mënyrë të fshehtë, ndërsa theksohet se, Salihi mund të firmosë këtë javë për Hapoel Tel-Avivin.

Portali online i gazetës, “Ynet.co.il”, shkruan se Salihi ka vënë si kusht një pagesë më të mirë seç i ofron Hapoel Haifa në ofertën e saj, pra më shumë se 80 mijë shekel ose diçka më shumë se 20.500 dollarë neto në muaj. Në fakt, ky është një zhvillim i ri për të ardhmen e shkodranit 32-vjeçar, pasi dukej sikur transferimi i tij te Hapoel Haifa ishte çështje e mbyllur, teksa pritej vetëm nënshkrimi i marrëveshjes nga ana e presidentit Joav Katz.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: