TIRANE- Modeli i njohur Arjon Muça, ish banor i Big Brother, ka ndarë në rrjetet sociale një ndodhi nga jeta e tij. Arjoni tregon se pas një dëmtimi që mori në këmbë, ai shtoi 25 kg. Kjo gjë ndikoi edhe tek gjendja e tij shpirtërore dhe mendore.

Pas ketij momenti, ish moderatori ka marrë një vendim, të ushqehet shëndetshëm dhe të palestrohet. Ai tregon se këtë ‘rrugëtim’ do ta ndajë me të gjithë ndjekësit në Instagram.

“Nuk më ka pëlqyer ndonjëherë të viktimizohem por pasi pësova një dëmtim të rëndë në këmbë që më mbajti 9 muaj në shtrat ky dëmtim me katandisi + 25 kg. Nuk e njoha më veten dhe pasi vendosa të rifilloja stërvitjen nuk isha më 100% vetvetja, motivimi nuk ishte më si para operacionit. Isha i bllokuar mendërisht & shpirtërisht , justifikohesha pas problemit të këmbës por kuptova që ishte thjesht një justifikim & isha une që nuk po gjeja më rrugën e duhur. Sot të dashur miq, vendosa t’i rikthehem përseri dietës dhe përqëndrimit mendor dhe fokusit personal për t’u rikthyher më në formë se kurrë… do më duhet shumë punë, por gjithësesi ndihem i motivuar pasi dua ta bëj këtë udhëtim me ju. Do ndaj me ju çdo ditë çka do ha dhe ushtrimet në palestër për t’u rikthyer në formë. Jam i gatshëm t’ju përgjigjem çdo pyetje që keni. #transformation #gainz #ëeightlifting #motivation #bodybuilding #fitnessjourney”, shkruan Arjoni.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: