Lamtumirë biondja Chloe Moretz, tani pranë tij është brunia Lexi Wood.
Djali i madh i Victoria dhe David Beckham, Brooklyn, 19 vjeç, është fotografuar brenda një studioje të famshme tatuazhesh në Los Angeles teksa po puthte Lexi, modelen kanadeze që është 20 vjeç.
Me një fizik perfekt, sy të mrekullueshëm dhe buzë mishtore, modelja ka ‘pushtuar’ kopertinat e Vogue dhe Playboy dhe duket se së fundmi ka bërë për vete edhe fotografin e ri.
Falë saj, Brooklyn duket se është ndarë me artisten Morets pas një periudhe krize mes tyre.
(da.xha/BalkanWeb)