Nga: SPARTAK KOKA*
*Markiljan Doçi doli nga Rinasi më 28 shkurt dhe u kthye më 10 prill, 4 ditë pas vrasjes së Durimit
*Salvatore Leticia nga burgu, frikë për hakmarrje të mundshme

TIRANË- News 24 zbardh hyrje-daljet e Markiljan Doçit gjatë vitit 2015-të, i cili sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda bashkë me vëllain e tij Klejvi është autori i dyshuar i vrasjes së Durim Sulës në Hollandë. Sipas grupit hetimor, dy vëllezërit Doçi e kanë ndjekur 33 vjeçarin në Hollandë për një muaj më radhë, derisa e ekzekutuan mbrëmjen e 6 prillit.

Nga të dhënat rezulton se Markilijan Doçi, 23 vjeç ka dalë nga Shqipëria nëpërmjet aeroportit të Rinasit në datë 28 shkurt, ku ka udhëtuar fillimisht drejt Italisë dhe më pas ka mbërritur në Hollandë.

Ditën e vrasjes së Durim Sulës në Riderkerk të Hollandës, sipas grupit hetimor, ka dyshime të arsyeshme se Markiljan Doçi dhe vëllai i tij kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në ekzekutimin e 33 vjeçarit.

Nga të dhënat e policisë rezulton se, Markiljan Doçi dhe vëllai i tij Klejvi janë kthyer në Shqipëri katër ditë pas vrasjes së vëllait të Besnik Sulkut dhe konkretisht kanë mbërritur në Rinas më datën 10 prill ora 15:53 me një avion “Jet” nga Brukseli.

Sipas të njejtave burime, Durim Sula ose siç njihet ndryshe me emrin Ilirjan Sulku ka kryer atentatin ndaj Mentor Lufit ngjarje kjo e ndodhur në 19 dhjetor 2014, ku Sulku ka hyrë në Shqipëri me një pasaportë bullgare me emrin Borislav Dimitrov.

Nga ana tjetër në ambientet e burgut 302, Salvatore Letizia iu ka shprehur oficerëve të policisë gjyqësore frikën për ndonjë hakmarrje të mundshme nga grupi i Mentor Doçit.

News 24 siguron dhe fotot e motorit “Skuter” të përdorur nga Besnik Sulku dhe Slavatore Letizia pasditen e 27 majit, në ngjarjen e ndodhur pranë Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.

Motori pa targa që shihni në këto foto është përdorur nga dy personat, Sulku dhe Leticia për të ndjekur dhe survejuar gjatë ditës së mërkurë Mentor Lufin.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb