Në Itali, mbi të gjithë vendet e tjera, kërkohet përdorimi edhe në Kupat e Europës. Megjithatë, për VAR nuk kanë të gjithë të njëjtin mendim.
Në Angli, për shembull, kanë vendosur të vazhdojnë më mirë pa të…
Pamjet filmike në ndihmë të gjyqtarëve nuk do të përdoren në Angli as në sezonin 2018/19. Lajmin e kanë bërë të ditur drejtuesit e futbollit britanik, sipas të cilëve: “testet e bëra kanë qenë shumë kontrakditore.”
Në Serie A dhe Bundesliga, VAR është përdorur gjatë këtij sezoni dhe FIFA ka vendosur që të përdoret në Kupën e Botës 2018, megjithatë, në Angli, atje ku thuhet se është shpikur futbolli, kanë thënë “jo” për moviolën në fushë.
(BalkanWeb)
