PRSHTINE– Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar për sulmet ajrore të SHBA-së dhe aleatëve të saj Britanisë dhe Francës kundër Sirisë.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, deklaroi se Kosova qëndron në krah të ndërhyrjeve të aleatëve euroatlantik për ta ndalur regjimin e Asadit në Siri.
“Sulmet me armë kimike ndaj civilëve të pafajshëm janë të pafalshme dhe përpjekja e vendeve demokratike për të vendosur paqe në këtë vend është veprim tejet i nevojshëm”, ka shkruar Haradinaj.
(ed.me/BalkanWeb)