TIRANE- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla ka përshëndetur rekomandimin e pakushtëzuar të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave të anëtarësimit midis Shqipërisë dhe BE-së.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, Balla thekson se rekomandimi i KE për hapjen e negociatave është njohje e qartë arritjeve të Shqipërisë në ndërtimin e shtetit të së drejtës, reformën e gjyqësorit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, reformën në administratën publike dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Statusi i plotë i Taulant Ballës në facebook:

?????Rekomandimi i pakushtëzuar i Komisionit Evropian për hapjen e negociatave të anëtarësimit midis Shqipërisë dhe BE është njohje e qartë arritjeve të Shqipërisë në ndërtimin e shtetit të së drejtës: reformën e gjyqësorit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, reformën në administratën publike dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Ne e shohim këtë rekomandim si vlerësim, por edhe si inkurajim për arritje të mëtejshme. Vlërësimi i sotëm për gjithçka kemi arritur, na rrit angazhimin tonë për të forcuar më tej punën për zbatimin e reformave.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb