Të enjten skuadra e Malaga-s në “La Liga” mësoi përfundimisht fatin e hidhur për sezonin tjetër, ata do të luajnë në ‘Segunda Divizion’ pasi matematika nuk i lejon të ëndërrojnë akoma.
Kjo ishte një njollë e keqe në historinë e klubit që deri para pak sezonesh kualifikohej deri në çerekfinalet e “Champions League”. Për këtë arsye, sot është improvizuar një konferencë për shtyp ku i pari kapiteni Recio, e më pas me radhë Rosales, Torres dhe të gjithë futbollistë e tjerë të ekipit, dolën para gazetarëve, duke i kërkuar falje tifozëve për këtë njollë në historinë e klubit.
“Sot nuk është një ditë për të gjetur justifikime. E gjithë skuadra është këtu për t’u thënë të gjithë tifozëve që e ndjejmë se kemi dështuar. Malaga është një ndjenjë, e di që i vogël”, ishin fjalët që lexoi kapiteni duke mbajtur lotët, ndërsa premtoi se ekipi do të “jepte jetën” për të arritur ngjitjen që në sezonin e ardhshëm.
(BalkanWeb)
