SHBA – Cinnamon është cilësuar si qenushja më e lumtur në botë. Pavarësisht se çfarë është duke bërë, ajo është gjithmonë e buzëqeshur.
Aji i pwrket Racës, shiba dhe jeton në një shtëpi me Andrew dhe Ashley, një çift që është bërë i famshëm për shkak të popullaritetit të Cinnamon.
Andrew dhe Ashley tregojnë se shëtitjet e tyre me qenushen zgjasin me orë të tëra, pasi çdo njeri i ndalon për të përshendetur Cinnamon. Andrew e kishte marrë qenushen në mars të vitit 2004, kur ajo ishte vetëm gjashtë muajsh dhe nga ai moment ata nuk janë ndarë.
Andrew. ka treguar se Cinnamon është një qenushe e mbarë dhe se në orët kur duhet të qëndrojë e vetme në shtëpi nuk bën rrëmujë, pavarësisht se e urren pjesën e të qëndruarit vetëm.
(er.cu/BalkanWeb)
