Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama i dërgoi sot një mesazh ngushëllimi djalit të Liri Belishovës, gjyqtarit Petrit Çomo.

“Tit i dashur!
Ngushëllime për humbjen e mamasë!
Shpirti i saj u prehtë në paqe e shkoftë në parajsë!
Jeta e Liri Belishovës ishte luftë; iu desh ta përballonte atë me sakrifica të mëdha, duke i mbijetuar me dinjitet e kurajo epike ferrit dantesk e duke qënë jo vetëm për ty, modeli i nënës e luftëtares së paepur me dashuri të madhe për jetën!
Jetofsh sa jeta e saj dhe e kujtofsh vetëm për të mirë miku im!”,- shprehet ai.

Liri Belishova ndërroi jetë në moshën 92 vjeçare dhe është përcjellë sot për në banesën e fundit. Liri Belishova vuajti për 30 vjet me rradhe familjarisht persekucionin e sistemit për të cilin edhe vetë luftoi, por që pati kurajon qytetare të kërkonte ndjesë për krimet e komunizmit.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: