SHBA– Një 12-vjecar shqiptar ka humbur jetën në SHBA, pasi është perplasur nga një kamion. Ngjarja ka ndodhur në News Jeresy, ndërsa djali shqiptar ishte duke ecur me biçikletë pranë shtëpisë së tij kur është shtypur nga kamioni.
Viktima është Elios Xhemollari dhe kishte vetëm 5 ditë që kishte shkuar në SHBA bashkë me familjen nga Shqipëria. Kushëriri i tij ka kërkuar ndihmë në një faqe të quajtur “GoFundMe” për shpenzimet e transportit të trupit të 12-vjecarit në Shqipëri.

“Ndërsa familja e tij po rregullonte dhe po përpiqej të fillonte jetën e tyre këtu, ndodhi një tragjedi. Ai u godit nga një kamion ndërsa ishte me biçikletën e tij në Lanza Avenue në Garfield,” shkruhet ne faqen “GoFundMe”.
Mësohet se kamioni drejtohej nga një 43-vjeçar, i cili është ndaluar nga policia.
“Elios ishte në procesin e regjistrimit në distriktin shkollor të qytetit. Ai u aksidentua në cep të rrugës Lanza dhe Pleasant në orën 1:17 të së martës”-tha shefi i policisë Raymond Kovach. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(d.d/BalkanWeb)
