TIRANE- Getoar Selimi njihet si njëri nga këngëtarët që ka pasur disa lidhje publike me në pjesë të vajzave të show bizz-it shqiptar. Sipas asaj që ka publikuar sajti Ripost, janë të paktën 7 femrat me të cilat Getoari ka pasur një lidhje dashurie.

Thuhet se një nga femrat më të përmendura të Getit ka qënë Çiljeta Xhilaga, ndërsa e dashura e tij më afatgjatë cilësohet Hana Shehu. Pas tyre përmendet edhe Elvana Gjata, ndërkohë që nuk dihet me saktësi sa ka zgjatur lidhja e tyre. Lista vijon me Florenta Islamin, e njohur si ish e fejuara e tij.

Por Geti nuk është ndalur me kaq, asaj i shtohet edhe Nora Istrefi, për të vijuar me Libert Spahiun e sç fundmi me Marina Vjollcën. 6 të parat shënjohen me mbishkrimin e verifikuar, ndërsa e 7-ta, Marina është ende e paverifikuar, sipas mediave.

(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb