PRISHTINE– Duke qenë dëshmitarë të një prilli të nxehtë këtë vit, meteorologu Mendim Rugova ka thënë se, përveç lajmeve se në Austri, nga Instituti Qendror meteorologjik dhe gjeodinamik (ZAMG) është vërtetuar që muaji prill i vitit 2018 ishte më i nxehti që nga viti 1800, e njëjta po ndodh edhe në Kosovë.

Rugova, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se sipas analizave preliminare rezulton që edhe në Prishtinë ky prill është më i nxehti që nga pas Lufta e Dytë Botërore, shënime të cilat ekzistojnë për Prishtinën.

“Temperatura mesatare mujore e prillit deri më tani (28.04) është 14.6C ose 4.7C më e lartë se mesatarja mujore për periudhën 1961-1990 që është 9.9C. Muaji prill i vitit 2016 deri më tash ishte më i nxehti me mesatare mujore prej 13.8C dhe temperaturë maksimale që arriti deri në 29C”, ka shkruar Rugova, raporton Koha.net.
auto_30420284_2068205420092665_171373966683779985_o1525006804
Ai thotë se po sipas këtyre shënimeve, prilli i vitit 1997 ka qenë më i ftohti, me mesatare mujore prej vetëm 4.6C, ku karakteristikë e këtij viti ishte një valë e të ftohtit që zgjati për pothuajse 20 ditët e para të muajit, dhe temperatura minimale zbriti deri në -6.5C.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb