BULQIZE – Një aksident i rëndë ka ndodhur pak momente më parë në minierën e Martaneshit në Bulqizë. Një minator është plagosur rëndë. Gazetari Enver Doci raporton për BalkanWeb se minatori ka qenë sipër vagonit me krom. Më pas ai eshte rrëzuar duke u zënë poshtë vagoni.
Sipas informacioneve, i aksidentuari është identifikuar si Besnik Palamani, 48 vjeç.
48 vjeçari po transportohet me helikopter në spitalin e Tiranës në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa nuk dihen shkaqet e ngjarjes.
Nuk janë të pakta rastet e vdekjeve dhe plagosjeve në miniera.
(e.f/BalkanWeb)