Roma humbi mundësinë të kualifikohej në finalen e “Champions League” mbrëmë kundër Liverpool pavarësisht se në ndeshjen e dytë italianët fituan me shifrat 4-2. Pas kësaj ndeshje kanë shpërthyer kritikat për gjyqtarin i cili i mohoi dy penallti Roma-s, por ajo që vlen është eliminimi.

Gjithsesi Roma do të mbetet e kënaqur nga ky edicion në “Champions” pasi raportohet se verdhekuqtë kanë fituar rreth 100 mln euro nga kjo pjesëmarrje deri në fazën e gjysmëfinale.

Sipas “Calcio e Finanza”, Roma do të përfundojnë sezonin me rreth 81 milionë euro të fituara prej UEFA-s dhe dhjetëra miliona euro në formë bonusesh. Për më tepër, ata do të fitojnë rreth 18.2 milionë euro nga biletat, ku fitimi i tyre në total do të arrij shifrat rreth 99.2 milionë euro.

Kjo do të thotë që për herë të parë që nga 2012-13, Juventusi nuk do të jetë klubi me fitimet më të mëdha këtë sezon në garat e Evropës.

Bardhezinjtë pësuan në çerekfinale kundër Real Madridit, ku do të fitojnë 77.8 milionë euro plus 14 milionë euro bonuse që në total do të jenë 91.8 milion euro.

(e.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb