ANKARA-Partia në pushtet e presidentit Recep Tayyip Erdogan, pas 12 vitesh ka humbur shumicën në parlament.
Sakaq, deri më tani janë numëruar 99 për qind e votave, ndërsa partia pro-kurde, me 78 deputetë arriti të futet në Parlament.
PËRFUNDON PROCESI I VOTIMIT
Ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare në Turqi. Rezultatet paraprake nuk priten menjëherë, pasi ato do të dalin pas disa orëve.
Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e udhëhequr nga Erdogan, kërkon ndryshime në kushtetutën e vendit për të forcuar pushtetin e presidentit.
Analistët thotë se vëmendja do të përqendrohet në rezultatet e partive kryesore. Parlamenti turk ka një total prej 550 deputetësh, ndërsa pragu minimal për një parti politike për të hyrë në parlament është 10 për qind.
(ed.me/BalkanWeb)
