Arsene Wenger mori dje të gjithë rrespektin që i takon një figure të tillë në “Fly Emirates” pasi në fund të sezonit francezi do të largohet nga Arsenal.
Gjithçka i ngjante një persosmërie, me “topçinjtë” që fituan thellë 5-0 kundër Burnley, duke i dhënë një goditje direkt kundërshtarit që pretendonte t’i zinte vendin për kupat e Europës sezonin e ardhshëm.
Përveç brohorimave dhe thirrjeve të tifozëve në ndër të trajnerin Wenger, vëmendjen më të madhe e mori një tifoz i vogël i cili shpalosi një pankartë ku shkruhej: “Arsene, të lutem a mund ta kem kollaren tënde?”
Dhe natyrisht e si mund t’ia prishte trajneri i ‘topçinjve’ një tifozi të vogël në ndeshjen e tij të fundit në shtëpi. Pas ndeshjes, menjëherë pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit, Wenger iu afrua tribunës ku po qëndronte tifozi dhe i dha një kollare të tij ngjyrë të kuqe. Një gjest klasi nga një figurë madhështore si francezi.
(e.k/BalkanWeb)