Javën e kaluar është diskutuar gjatë për korridorin e nderit që Real Madrid duhet t’i bënte Barcelonës në sfidën e luajtur mbrëmë në ‘Camp Nou’.

Kjo pasi është traditë që skuadra e shpallur kampione në “La Liga” të nderohet nga kundërshtarët. Por siç vetë kapiteni Sergio Ramos e pat paralajmëruar më parë për mediat spanjolle, kjo nuk ka ndodhur.

Gjithsesi Barcelona ka gjetur një mënyrë të re krejtësisht origjinale për të përshëndetur futbollistët kampionë të këtij sezoni në “La Liga”, teksa vetë drejtuesit e klubit kanë bërë përshëndetjen e tyre për lojtarët. Sigurisht në shenjë ironie për Realin.

(e.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb