Pamela Anderson do të mbetet në imazhin e publikut me kostumin e saj trupor të Baywatch, por edhe me një komplet të zi dhe taka të larta ajo sërish ka bërë për vete fansat e saj të shumtë.
Ish roja më e famshme bregdetare në botë është shfaqur në skenë si asistentja e veçantë e një magjistari, iluzionistit Hans Klos, që do ta shoqërojë atë në turneun e shfaqjeve të tij.
Brenda programit të televizionit gjerman ZDF-Fernsehgarten show ka pasur një të ftuar të veçantë, pikërisht bukuroshja artiste, e cila është shfaqur me një body të zi dhe këpucë me taka.
Pamela është bërë protagoniste e trukeve dhe magjive të magjistarit.
(da.xha/BalkanWeb)









