Terrorizmi dhe ndryshimet klimatike pritet të jenë temat kryesore të diskutimit, në ditën e dytë të samitit të shtatë vendeve më të industrializuara. Në samit, i cili po mbahet në Gjermani, po marrin pjesë liderët e Britanisë, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Atyre do t’u bashkohet edhe kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi dhe presidenti i Nigerisë, për të diskutuar për kërcënimet nga grupet ekstremiste si Boko Haram dhe Shteti Islamik. Ky i fundit vazhdon të ketë nën kontrolle territore të mëdha në Siri dhe irak.

Në ditën e parë të samitit, temë kryesore ishte konflikti në Ukrainë. Presidenti Barack Obama dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel u pajtuan që sanksionet ekonomike kundër Rusisë do të mbeten në fuqi, derisa ajo të “zbatojë në tërësi” marrëveshjen e armëpushimit të arritur në Minsk në muajin shkurt.
(ed.me/rel/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: