Gjermania, skuadra kampione bote në fuqi, me shumë gjasa pas Emre can nuk do të ketë të disponueshëm një tjetër lojtar të saj për Botëorin rus.
Është portieri i Bayern Mynchen, Emanuel Neuer, ai që ka dhënë alarmin: “Nuk mendoj se do të marrë pjesë në Kupën e Botës,” – ka thënë portieri gjerman, i cili nuk luan që nga muaji shtator, si pasojë e një frakture në këmbë.
Trajneri Heynckes nuk e ka grumbulluar as për ndeshjen e fundit ndaj Stuttgart dhe në këtë pikë janë zvogëluar ndjeshëm shanset për aktivizimin e tij si numri 1 i kampionëve të botës.
“Manuel nuk mund të luajë as në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Stuttgart, ndërsa urojmë që të jetë gati për ndeshjen finale të Kupës së Gjermanisë,” – deklaroi Heynckes.
Vetë Neuer u tregua edhe më “i ashpër” me veten: “Nuk mund të imagjinoj se mund të synojë të jem portieri i Gjermanisë në Kupën e Botës pa luajtur qoftë edhe një ndeshje prej 8 muajsh.”
(e.k/BalkanWeb)
