TIRANE – Tatuazhet janë kthyer në një trend të cilin shumë personazhe te njohur të ekranit kanë zgjedhur. Disa prej tyre kanë bërë momente, dedikime apo edhe shenja që i karakterizojnë, ndërsa disa të tjerë thjesht simbole të cilat ju pëlqejnë dhe duken bukur.
2
Rasti i aktorit të ‘Portokallisë” “Kimikati” Olsi Bylyku, është paksa i veçantë, pasi ai ka zgjedhur të bëjë një tatuazh i cili përcjell gjithë jetën e tij prej 20 vitesh.
2f8668549a9c7c7402272da91993d0d5_L
“Kjo është e gjithë historia ime deri më tani ‘filmi i jetës sime’. Është kamera këtu që po kap gjithë fotografitë, gjithë pjesët më të rëndësishme të jetës sime që nga lindja”, është shprehur “Kimikati”.

Ai gjithashtu nuk ka ngurruar të tregojë edhe punët që bënte para se të bëhej i famshëm. Ndryshe nga të gjithë të rinjtë e tjerë që nuk punojnë në moshën 18-vjeçare, për Olsin puna ka nisur shumë herët.

“Skelat, kur kam punuar me lyerjet, kamerier, ‘Portokallia’ dhe gjërat që do vazhdojnë, por kam edhe një më poshtë që lexon, mbaj mend fillimin” -është shprehur Olsi për InTv.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb