TIRANE – Janë prej 10-vitesh tashmë dhe kanë shumë për të rrëfyer. Brenda një dekade, martesa e Redi Jupit dhe Vivianit është bekuar edhe me tre fëmijë. Një prej lidhjeve më të bujshme të 10 viteve më parë që mori vëmendjen e të gjithëve, me vitet është bërë edhe më e fortë.

Ditën e djeshme nga studio e “Rudina” Redi ishte bashkë me Vivian për të rrëfyer historinë e tyre të dashurisë. “Edhe pse jemi të dy profileve të ndryshme ne u takuam bashkë gjatë pushimeve në Dhërmi.
-640-0-5af479a5747c0
Aty jemi njohur, kemi shkëmbyer numrat e telefonit dhe shkëndijat e para me njëri-tjetrin. Pastaj rrodhën vetë gjërat. Unë nuk e kisha njohur Redin më parë, sepse s’kisha njohuri nga futbolli pasi jetoja në Francë.

E kam parë për herë të parë 6 muaj përpara se të ndodhnin gjërat. Ma prezantuan shoqet e mia, sepse Redi në atë kohë ishte me popullaritet të madh femëror në Shqipëri”, tha Vivian.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: