Eugent Bushpepa dhe ekipi i tij kanë realizuar një performancë të shkëlqyer në skenën gjigande të Eurosongut. E 12-ta në rradhë, kënga e tij “Mall”, ndonëse është ndër më të dëgjuarat kohët e fundit, erdhi me vlera të reja.

Vokali i shkëlqyer i Bushpepës ngriti entuziazmin në sallë. Nuk kanë munguar vlerësimet nga Eurovision Song Contest. “Ato nota nga Eugent Bushpepa nuk dështojnë kurrë që të na heqin trurin. Ai sapo i hoqi çatinë arenës”, shkruan Eurovision Song Contest në “Facebook”.

Për të mbështetur Eugent Bushpepën me këngën “Mall” mund të votoni me kodin 12. Votimi do të nisi pas konkurimit të 26 këngëtarëve.

Mbarë opinioni artëdashës shqiptar po e mban të mbërthyer vemendjen në Lisbonë ku sot garojnë tre shqiptarë që përfaqësojnë vende të ndryshme. Eugent Bushpepa, i cili përfaqëson Shqipërinë me këngën “Mall”, fituese në Fest ’56 në RTSH, këndoi i treti pas përfaqësuesve të Azerbaixhanit dhe Islandës.

Zëri i Bushpepës deri me tani konsiderohet një nga vokalet më të rralla dhe më të fuqishëm të këtij Eurovisioni. Ai shoqërohet nga instrumentistët: Denis Hima, Gerti Hima, Besnik Nikolli dhe back vocalistet Erinda Agolli, Greta Radovani.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb