Në ‘Ligue 1’, kampionatin elitar të futbollit në Francë, ka mbetur edhe 1 javë për t’u zhvilluar para se të mbyllet sezoni, por dje Shoqata e Futbollistëve Profesionistë ka akorduar disa çmime.

Lojtari më i mirë i sezonit u shpall Naymar edhe pse 26-vjeçari ka luajtur deri në muajin shkurt. Për çmimin goli më i mirë i sezonit fitues ka qenë një tjetër brazilian, por jo 10 i Paris SG.

Talenti 20-vjeçar Malcom i cili luan te Bordeaux ka shënuar Golin e Vitit në ndeshjen e luajtur më 29 dhjetor të vitit të kaluar ndaj Dijon.

Malcom vendos të godasë nga një distancë e largët, me topin që niset si një raketë nga këmba e tij dhe përfundon në rrjetë.

Ai ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha europiane, si Bayern dhe Arsenal. Bordeaux do të fitojë shumë para nga shitja e tij, duke parë që e ka blerë para tre viteve për vetëm 5 milionë euro.

(e.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb