Ndryshe nga përfaqësueset e tjera Brazili publikoi dje listën përfundimtare me futbollistët të cilët do të jenë të grumbulluar për Botërorin e Rusisë, i cili nis ekzaktësisht 1 muaj nga sot, më 14 qershor të 2018.
Surprizat ishin të paevitueshme, me Alex Sandron, ‘yllin’ e Juventusit që mbeti jashtë kombëtares për këtë ngjarje historike. Trajneri Tite gjithashtu befasoi me 3 futbollistë të grumbulluar të cilët ishin në dyshime për të qenë pjesë e kombëtares.
Fagner Conserva Lemos lojtar i Corinthinasi-t, Pedro Tonon Geromel futbollist i Gremio-s dhe Taison i Shakhtar Donetsk morën dje lajmin më të bukur.
Reagimi i tyre për këtë fakt ishte gjithashtu brilant. Siç e tregon edhe kjo video dy futbollistët kanë festuar jo pak për ftesën e trajnerit Tite i cili iu ka dhënë mundësinë të luajnë për ‘seleçaon’ në një eveniment kaq madhështor siç është Botërori.
(e.k/balkanweb)