SHBA – Nga Gisele Bündchen te Bar Refaeli, nga modelja e Sport Illustrated Kelly Rohrbach, tek modelja gjermane Toni Garrn, Leonardo Di Caprio-s i kanë pëlqyer gjithnjë biondet.

Por së fundmi, ndryshimi i tendencës përfaqësohet nga bukuroshja brune, Camila Morrone, 21-vjeçe. Ajo, me origjinë argjentinase, është vajza e Lucila Solà, partneres së Al Pacino-s.

Prej dy vjetësh sfilon në pasarela dhe është imazhi i fushatave të Victoria’s Secret dhe po frekuentohet me yllin e e Hollivudit. 43-vjecari është fotografuar së bashku me modelen, ndërsa shëtisin në rrugët e New York-ut.


(BalkanWeb)
