KOSOVE– Adelina Ismaili ka disa vite që u mungon shqiptarëve me prurjet e reja në muzikë. Por epitetin që e gëzon si “Diva e muzikës”, duket se do të vazhdojë ta mbajë duke sfiduar përherë tregun muzikor shqiptar.
Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili rikthehet me një projekt të ri muzikor. “T’iqe” titullohet kënga e saj më e re, e cila do të publikohet edhe me klip.
Adelina ka ndarë me fansat e saj në rrjetet sociale një video të shkurtër, ku ka paralajmëruar se është gati për rikthimin e fuqishëm. Këngëtarja shqiptare nuk ka dhënë detaje mbi projektin, por ka treguar vetëm sekonda të videos promovuese, e cila pritet të dalë nesër më 19 maj.
(BalkanWeb)