TIRANE- Kur në këtë aks po punohet për zgjatimin e Bulevardit të ri, ura e Shkozës është thuajse drejt degradimit. Mjetet e tonazhit të rëndë kanë nxjerrë jashtë përdorimit trasenë e urën, e cila është e vetmi pikë lidhëse për këtë zonë.

Banorët e zonës, dhe drejtuesit e mjeteve shprehen të shqetësuar për këtë aks, i cili kur bie shi bëhet i pakalueshëm dhe ura përmbytet. Gazetari i ‘News24’ Erjon Skëndaj në një lidhje direkte nga ura e Shkozës pohoi se gjendja aty paraqitet e vështirë, pasi krijohet edhe trafik i rënduar.

Ndonëse kompania e ka detyrim të mirëmbajnë rrugën provizore në gjendje të kalueshme deri në finalizimin e projektit, kjo gjë nuk ndodh. Deri më tani kompania nuk ka hedhur asnjë kamion me zhavorr. Kujtojmë se në këtë aks kalon edhe kryeministri Edi Rama, për të shkuar në banesën e tij në Surrel.
ura-e-shkozes

ura shkoze e demtuar

ura shkoze e demtuar 2

ura shkoze e demtuar 4

ura-e-shkozes
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: