Xhelal Mziu, kryetari i Bashkisë Kamzë, i ftuar në emisionin sportiv “Fair Play nga Enkeleida Zeko” në “News 24”, ka folur për shanset që skuadra kryeqytetase ka për të mbijetuar në Superligë.

Veç të tjerash, ashtu si edhe më parë në këtë studio, Mziu ka bërë një tjetër ‘parashikim’ për ndeshjen Skënderbeu-Vllaznia. Ai ka deklaruar se kjo ndeshje do përfundojë në favor të shkodranëve, pasi sipas tij kështu do federata.

Federata ju ka thirrur të bashkëpunoni…

Unë mund të jepja shumë kollaj rezultatin në Durrës. Kukësi humb lehtësisht në Durrës. Shkon Vllaznia në Gjirokastër. Disa miq më thonin se ndeshja ishte vendosur barazim. Shkoi Teuta në Korçë, të gjithë thonin se do fitojë. Te vendosin baste që Vllaznia del 2sh në Korçë, sepse ashtu do federata. E kuptoj që Vllaznia ka histori, por futbolli është futboll.

Sot jemi në pluralizëm, dhe Kamza është ngritur vetëm këto vitet e fundit, si në futboll, si në basketboll. Kush ka lojtarët më të mirë, do të fitojë. Pse duhet të qëndrojë Vllaznia në Superiore, vetëm se thuhet ka histori. Historia është diçka tjetër, ndërsa forma momentale është gjë tjetër.

(e.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: