TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një të ri, banues në kryeqytet, me akuzën për përndjekje dhe përgjim.

Denoncimin e ka bërë vajza 29-vjeçare, e cila ka deklaruar në policie se për shkak të ndjekjes së vazhdueshme nga kunati i saj po kalonte stres dhe ankth. Ajo mësohet të ketë thënë se çdo lëvizje e saj përgjohet nga i riu.

“Më datë 21.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi V.P . 25 vjeçe, banues në Tiranë, pasi vazhdimisht ka përndjekur kunatën K.P., 29 vjeçe banuese në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë. Materialet i janë referuar prokurorisë për Neni 121/a të Kodit Penal “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: