NAPOLI-Martesën e tij e kishte njoftuar në televizion. ’Do të martohem në 10 qershor’ kishte thënë ai në një transmetim televiziv’, një premtim që ai e mbajti.

Diego Maradona junior, 28 vjeç, djali i ish kapitenit të Napolit dhe të Cristiana Sinagra, është martuar në Napoli me Nunzia Pennino.

Një turmë e madhe kureshtarësh kanë pritur çiftin jashtë kishës së Capodimonte, ku është bërë ceremonia e martesës.

Shumë të ftuar dhe një mungesë, ajo e babait Diego. Pavarësisht kësaj kishte një mesazh urimi e një tjetër argjentinasi, Gonzalo Higuain, që i ka sjellë një bluze me dedikim për ditën e martesës. (da.xha/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb