TIRANË- Pak orë para nisjes së protestës së opozitës të paralajmëruar ditën e sotme kundër qeverisë, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video të dërguar nga qytetari dixhital.

Në video shfaqen dhjetëra makina policie të forcave të ndryshme teksa kalojnë në kryeqytet. Për Berishën kjo tregon frikën  nga protesta të kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

“Noriega dhe Fatzi Xhafa të tmerruar nga qytetarët që po vërshojnë në protestë, blindojnë Tiranën! Ndiqni videon e protestuesit dixhital”, shkruan Berisha.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: