TIRANE – Pas akuzave nga ana e Partisë Demokratike se policët e rendit gjatë protestës së ditës së sotme ishin të pajisur me pistoletë, ka reaguar vetë Policia e Shtetit.

“Nisur nga një foto që qarkullon në rrjetet sociale, ku është fotografuar këllëfi i pistoletës së punonjësit të policisë të FNSH, sot gjatë tubmit të opozitës, duke pretenduar se punonjësi i policisë ka pistoletën në kllëf dhe ka shkuar me armë në tubim ju sqarojmë se:

Bazuar në Ligjin e Policisë së Shtetit, atë për tubimet, Procedurave standarte te punes  per tubimet, si dhe në Planin e masave të hartuar për këtë tubim, asnjë punonjës policie  që ishte i planizuar në kordonin  për pengimin e protestuesëve  për të mos depërtuar në brendësi të institucineve nuk ka shkuar me armë  brezi  në tubim apo me armë të gjatë.

Çdo punonjës policie i planizuar me shërbim ka qenë i paisur me rripin multifunksional ku pjesë e rrypit është edhe kllëfi i armës së brezit, çka në fotot  që qarkullon në rrjetet sociale duket qartë që kllëfi i pistoletës është bosh.

Çdo interpretim tjetër , si dhe çdo akuzë nga ana e opozitës se Policia e Shtetit ka shkelur ligjin  është thjesht dashakeqësi dhe përpjekje për të manipuluar të vërtetën.

Policia e Shtetit edhe  njëherë falënderon median , qytetarët e gjithë fotoreporterët që sot ishin dëshmitarë të veprimeve konform ligjit të Policisë së Shtetit.” njoftoi policia.

BalkanWeb

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: