I ftuar në emisionin Fair Play nga Enkeleida Zeko në Neës 24, presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, flet për situatën e futbollit në Shqipëri, por edhe për ekipin e tij këtë sezon, që e mbylli me dopietë.
Tifozët në stadium – Futbolli është objektiv. Objektivat të dy ekipet sonte i kishin rregulluar. Interesat janë ekonomike, për të plotësuar buxhetet nëpërmjet Europës. Kjo kupë do ishte e rëndësishme nëse Laçi apo Skënderbeu do vareshin për të siguruar Europën. Prandaj stadiumi ishte i qetë.
Shqiptarët tani janë mësuar në stadiumet e Europës, duan kushte më të mira. Komoditetin e kanë edhe në shtëpi, mund ta ndjekin diku tjetër. Këtë futboll që ju po shihni këtë vit, Shqipëria nuk e ka parë kurrë. Nuk mendonte njeri që një ekip do shkonte në grupe. Do mbetemi te goli i Vasil Rucit, para 35 vjetësh? Unë po flas, sepse këtu po thuhet sikur këtu futbolli është i zi. Kurrë nuk ka pasur ekip në Europë.
Rasti i penalltisë – Këto i pamë edhe në Champions. Po të ishte futboll shqiptar, të gjithë do thonin e shiti portieri ndeshjen.
Kupa – Trofetë janë pjesë e historisë. 5 herë nuk e kishim fituar asnjëherë. E fituam me një penallti, por duhej ta fitonim ndryshe. Shumë mirë për historinë. Tani jemi të kompletuar me të gjitha.

Arbitrat gjatë gjyqtarit – Jo se ne nuk kemi shpallur non ngrata ndonjë gjyqtar, por ne nuk qahemi në studio për arbitrat. Nuk është gjithmonë kundra. Kampionati ka pasur probleme, por mendoj se ndikimi në fund nuk ka qenë i madh. Nuk do kishte lëvizje në renditje. Verdikti i kampionatit ky ishte. Nuk e vendosën arbitrat. Të gjithë morën atë që meritonin.
Marrëveshje midis klubeve për rezultatet? – Skënderbeu është në një standart tjetër. Nuk diskutojmë më këto histori. Tek ne nuk mund të afrohesh për këtë kompromis, apo të të shkojë nëpër mend. Ne i kemi objektivat e qarta. Titulli kampion, dhe ne jemi serioz për këtë gjë. Ne bëjmë përgatitje serioze që në ditën e parë, deri kur mbarojmë kampionatin. Skënderbeu mund të ishte diçka tjetër edhe në Kupë. Kemi bërë një kampionat shumë të gjatë. Kemi bërë shumë ndeshje ndërkombëtare.
Tolerime nga Skënderbeu? – Strategjitë e klubit i bën klubi, nuk bëhen në kafe. Ne kemi 25 lojtarë, dhe i kam shumë të shtrenjtë. Atyre i duhet dhënë mundësia, duhen provuar, sepse kanë edhe një çmim të lartë. Duhet të shohim nëse do i mbajmë edhe sezionin tjetër. Është si puna e atletikës, kur ai kalon shiritin, as 100 metra nuk e mbajnë këmbët.
Xhelal Mziu parashikoi fitoren e Vllaznisë në Korçë – Ai është parashikues i fortë, edhe me Partizanin e gjeti. Unë nuk merrem me këta që parashikojnë ndeshjen. Ka fallxhorë nëpër rrugë. Ai ka aftësi të gjejë rezultate.
Beteja në CAS – Championsi ka format tjetër, sivjet akoma më i vështirë me formulën e re. Që të arrish grupet e Champions, duhet të kesh ekipin me vijueshmëri. Me 2-3 përforcime, besoj se jemi gati. Grupet i synojmë, i njohim edhe kundërshtarët. Me ato që kemi, fati mund të na eliminojë. Beteja në CAS e kemi me UEFAn, jemi përgatitur. Kemi çuar dosjen, dhe presim përgjigjen për 10 ditë. Nuk mund të dënohet një ekip sipas thashethemeve dhe në Facebook. Po përdoremi si kavje, me eksperimente nga UEFA. Asnjë ekip nuk dënohet nga shkrimet në Facebook.
Ka qëllim te ky vendim i UEFAs? – Do e shikojmë pasi të gjykohet. Po krijohet një provë. Nëse dënohet Skënderbeu, UEFAs i lind e drejta të dënojë çdo ekip sipas dyshimeve.

Ka qëllim te ky vendim i UEFAs? – Do e shikojmë pasi të gjykohet. Po krijohet një provë. Nëse dënohet Skënderbeu, UEFAs i lind e drejta të dënojë çdo ekip sipas dyshimeve. Unë jam i qetë, sepse një betejë me FSHF e fituam. Tani po flitet për 4 ndeshje. Atje shkojmë të sigurtë. Nëse duan të na dënojnë politikisht është gjë tjetër, por nëse ka drejtësi, e kemi të fituar.
Do luani në Champions? – Për 10 ditë, merret vendimi nëse do pezullohet kjo masë, që të luajmë këtë sezon në Champions.
Ne jemi një klub futbolli, jemi të detyruar të kemi marrëdhënie me FSHF. Nuk kemi probleme, ne vazhdojmë punën tonë. Në CAS fituam ne, dhe gjithçka u mbyll. Dënimi në fillim nga UEFA ishte për 51 ndeshje, dhe tani flitet vetëm për 4 ndeshje.
Mund të përjashtohet Skënderbeu nga Superiorja nëse dënoheni në CAS? – Çdo gjë është në dorë të Skënderbeut, as FSHF askush tjetër. Ne dënohemi, por mos të luajmë në Europë, jo të mos luajmë në Shqipëri. Federatën nuk e pyet njeri për këtë rast. Jemi të dënuar të mos marrim pjesë në Europë. FSHF nuk hyn këtu, sepse flitet për 4 ndeshje europiane.
Do vazhdoni drejtimin e Skënderbeut nëse dënoheni? – Sot jemi në ditë feste. Do festojmë. Nuk duhet të mendojmë gjë tjetër.
Flitet se do merrni klubin e Beratit, Dinamon apo një ekip tjetër… – Skënderbeu nuk bën pazare për këto raste, jemi klubi më i madh këto 10 vite.
http://www.panorama.com.al/sport/takaj-fshf-nuk-na-ben-dot-gje-nese-na-denon-cas-i-ja-kur-merret-vendimi-nese-luajme-ne-champions/
