Më në fund lajme të mira. Pas disa raportimeve të cilat goditën rëndë pritshmëritë rreth Galaxy S9-ës, një prej insajderave më të njohur të industrisë tha se risi të vërteta po vinë në telefonin e ri të Samsung.

Ice Universe thotë se Samsung do të dyfishojë kapacitetin në 512GB dhe RAM-in në 8GB për Note 9-ën.

Madje Note 9 do të ruajë portën e kartës microSD deri në 512GB duke e bërë kështu telefonin e parë 1 Terabajtësh.

Galaxy S9 ofron maksimalisht 6GB RAM.

Sa duhet ti besojmë këtij informacioni? Duke pasur në konsideratën rekorde e besueshmërisë së Ice Universe i cili zbuloi në të kaluarën edhe dizajnin e Note 8-ës, S8-ës apo S9-ës, nuk kemi zgjidhje tjetër veçse ti besojmë e të shpresojmë.

Më e keqja do të kemi përmirësime të vogla të Note 9-ës ndërsa Galaxy S10 pritet të jetë një ndryshim radikal me paraardhësin në 10 vjetorin e telefonit, njofton PCW.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: