Mohamed Salah një ditë pasi pësoi dëmtimin në finalen e “Champions League” deklaroi se do të ishte i gatshëm për Botërorin, por duket se kjo nuk është e mundur pasi është zbuluar se doktorët nuk kanë dashur ta mërzisin më shumë atë.
“Mbreti” i Egjiptit udhëtoi dje në Spanjë, pasi në qytetin e Valencia-s do të kryejë fazën e riaftësimit me fizioterapistin e Liverpool.
Sot raportohet se ka shumë gjasa që egjiptiani të humbasë takimet e para në grup ndaj Uruguajit dhe Rusisë, më 15 dhe 19 qershor, ndërsa prania e tij në fushë ndaj Arabisë Saudite, më 25 qershor, është thuajse e sigurt.
Koha e riaftësimit vlerësohet nga 3 deri në 4 javë, por po bëhet e pamundur që ai të jetë gati të paktën për takimin e dytë me përfaqësuesen e vendit organizator.
“Ne kishim frikë në fillim për më të keqen dhe u përpoqëm të qetësonim lojtarin. Nuk është koha të ndihemi keq, por të punojnë për të arritur gjendjen optimale”, – deklaroi fizioterapisti Rubens Pons.
Në Egjipt shpresojnë të mrekullia, pasi një lojtar si Salah bën diferencën në fushë.
(BalkanWeb)