Ronaldo ‘fenomeni’ është gati të rikthehet në futboll, por jo për të luajtur. “O’Globo” shkruan se 41-vjeçari, ish-futbollist i Real Madrid dhe Barcelonës, ka planifikuar blerjen e një klubi në kampionatin spanjoll.

Bëhet fjalë për Valladolid, që në fundjavën e ardhshme do të luajë për një vend në “play off” për ngjitjen në La Liga. Sipas lajmit që vjen nga Brazili, “Fenomeni” do të shpenzojë 30 milionë euro.

Lajmin e ka konfirmuar edhe “AS”, që ka shkruar se “Fenomeni” ka diskutuar me Carlos Suarez, presidenti aktual dhe aksionari kryesor i Valladolid.

Në janarin e kaluar, Ronaldo konfirmoi se donte të merrte pronësinë e një klubi në Spanjë ose Angli dhe ditët e kaluara është folur për Getafe dhe Tenerife, por tani mësohet se Valladolid do të jetë eksperimenti i tij i parë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: