Zbulohet identiteti i 34-vjeçares shqiptare që u vra ditën e sotme nga bashkëshorti i saj në Itali. Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për Fjoralba Nonaj, nënë e një djali. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme në Seregno të Italisë.
Shqiptarja u qëllua disa herë me thikë nga burri i saj maroken, 35-vjeçar, në prani të nënës së saj dhe djalit 5-vjeçar. Tgcom shkruan se çifti ishte ndarë prej dy muajsh dhe nuk jetonin më sëbashku.
Fill pas krimit autori u vetëdorëzua në polici, ndërkohë që shqiptarja ndërroi jetë në spital, pasi u qëllua disa herë me thikë.
(ed.me/BalkanWeb)