Klubi i Chelsea-s ka njoftuar se ka pezulluar përkohësisht planin për stadiumin e ri, i cili do ndërtohej te aktuali “Stamford Bridge”. Arsyeja për këtë vendim të beftë është “klima e papërshtashme e investimit” njoftojnë londinezët.
Mediat britanike shkruajnë se arsye e vërtetët nuk është kjo, por lidhet me manjatin rus Roman Abramovich, i cili ka pasur probleme me rinovimin e vizës për të punuar dhe jetuar në Angli.
Në fillim të javës presidenti i Chelsea-s mori nënshtetësinë izraelite.
Në fillim planet ishin bërë që stadiumi 140-vjeçar të prishej dhe të rindërtohej.
Kostë do të ishte rreth 580 milionë euro dhe pritej që stadiumi të ishte gati për sezonin 2021/22.
Por për shkak se mund të gjejë një vend tjetër për të ndërtuar, kosto e super-projektin shkon rreth 1 miliard euro.
Abramovich nuk kërkon të investojë aq para diku që nuk e lejojnë të jetojë.
