Është muaji i shenjtë i Ramazanit. Elvis Naçi së bashku me Sidrit Bejlerin ka shpërndarë mbi qindra pako me ushqime për familjet në nevojë dhe fëmijët jetimë në Pezë. Ky është modeli që duam të ndërtojmë u shpreh Naçi në studion e shqiptarëve. Sipas Naçit, gjatë këtij muaji duhet shfaqur gjithnjë shumë humanizmin ndaj atyre personave që me të vërtetë kanë nevojë. “Ne do jemi afër jush për çdo nevojë që jeni” u tha Elvisi fëmijëve të mbledhur.
Të premten e kaluar Naçi shpërndau 300 pako me ushqime në Tiranë ndërsa më herët pako me ushqime janë shpërndarë për 70 familje në Zall-Bastar , por misioni kryesor mbeten fëmijët si e vetmja shpresë që mund ta nxjerrin vete veten nga varfëria. Në Zall-Bastar fondacioni “Firedues” siguron ushqime në mensën sociale për fëmijët dhe prindërit e tyre. Elvisi se bashku me bashkëshorten Fatmën dhe dy fëmijët i kanë dhuruar një ditë speciale dhe shumë argëtuese fëmijëve jetimë në një nga qendrat tregtare. Me ta ishte edhe këngëtari Sidrit Bejleri. Në një atmosfere festive fëmijë janë argëtuar tek lodrat dhe kanë drekuar së bashku.
BalkanWeb
