ZVICER– Faqja më e madhe zviceriane në internet, Blick shkruan se Gjerdan Shaqiri është i lodhur me prezantuesen shqiptare, Ilda Bejleri.
Blick shkruan se Gjerdan Shaqiri mund të jetë në lidhje dashurie me atë që zviceranët e konsiderojnë “super bombën” nga Shqipëria, Ilda Bejleri. Ishte Ilda, ajo që realizoi një intervistë me Shaqirin në Milano pak kohë më parë, kurse Blick ka hedhur dyshime se ata mund të jenë në një lidhje.
“Ajo është një gazetare e një televizioni sportiv në Shqipëri, bëri një intervistë me mua, vetëm kaq”, -shtoi Shaqiri i pyetur për Ildën nga portali zviceran.
Po në të njëjtën “situatë” ndodhet dhe portieri spanjoll Iker Casillas, ai u lidh me gazetaren bukuroshe sportive, Sara Carbonero me të cilën ka edhe një djalë. (er.cu/BalkanWeb)
