Përjashto trajnerin Joachim Low, askush nuk do ta mendonte se Leroy Sane do të mbetej jashtë kombëtares gjermane për Botërorin.

22-vjeçari pasi bëri një sezon spektakolar me Manchester City-n pritej të bënte diferencën edhe me Gjermaninë, por kjo tashmë nuk do të ndodhë.

Përveçse befasuese, duket edhe e pabesueshme që Sane nuk do të jetë në Botëror. Këtë e vërteton edhe një status i Gjermanisë në muajin janar të këtij viti, kur Sane pësonte një ndërhyrje ‘horror’ në FA Cup kundër Cardiff.

Pas ndeshjes Gjermania në “twitter” do t’i drejtohej Cardiffi-t me fjalët: “Hej Cardiff. Thjesht duam t’ju kujtojmë se kemi një turne shumë të rëndësishëm në verë (Bëhet fjalë për Botërorin). Ju lutemi të mos i dëmtoni lojtarët tanë. Faleminderit.”

111111

Një status i bërë me 28 janar, por që nëse kontrollojmë sot rezulton i fshirë.

2222222

(e.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb